Moti, ja si është situata sot në Kukës

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 8:00 datë 11.03.2021 është si më poshtë;

Situata e motit është e qetë.

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë kohës për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve , duke bërë kriposjen në ato segmente ku ka problematika.

Angazhimi i kontraktorëve që kanë në performance rrugët nacionale është i plotë.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme pjesërisht me zingjirë , përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale .

Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë që të jenë funksionale.

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç fshatit Bushtricë Nj.Ad Bushtricë, Nj.Ad Topojan dhe Shishtavec Bashkia Kukës ,Nj.Ad Lekbibaj BashkiaTropojë dhe fshati Zarisht Qendër Krumë dhe Pogaj Nj.Ad Gjinaj Bashkia Has.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *