• April 18, 2024 1:26 pm

Moti, situata në Kukës e rëndë, shumica e rrugëve të pahapura, e gjithë zona pa energji

Në qarkun e Kukësit, situata meteorologjike paraqitet e stabilizuar, pasi reshjet e dëborës kanë pushuar, megjithatë temperaturat e vijojnë të jenë të ulëta në të gjithë territorin.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë përveç rrugëve të njësisë administrative Kalis, Grykë Çajë, fshatrat që lidhin me njësinë administrative Bushtricë, fshatrat Tejdrine e Ujmisht njësinë administrative Ujmisht dhe disa zona të tjera, megjithatë autoritetet përkatëse po vazhdojnë punën për zhbllokimin e tyre.

Furnizimi me energji mungon në shumicën e zonave si në njësinë administrative Shishtavec, Topojan, Bashkia Kukës, fshati Leniq, Nj.Ad Bytyç,Valbonë Nj.Ad Margegaj dhe Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë dhe fshatrat Kishaj, si edhe disa të tjera.

“Situata e motit është e shoqëruar me erë, si dhe temperatura të ulëta në gjithë territorin.

Rrugët nacionale janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.

Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë  kohës për mbajtjen në gatishmëri të tyre duke bërë pastrim bore dhe hedhje të kripës.

Angazhimi i  kontraktorëve që kanë në performancë rrugët nacionale është i plotë.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë përveç;

Rrugëve të Nj.Ad Kalis, Grykë Çajë, fshatrat që lidhin me Nj.Ad Bushtricë, fshatrat Tejdrine e Ujmisht Nj.Ad Ujmisht,  fshatrat Pistë e Gëdhesht të Nj.Ad Malzi dhe Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale Bashkia Kukës , rrugët e fshatrave Vlad, Zherkë Nj.Ad Bytyq ,

Lëkurtaj Nj.Ad. Bujan,

fshati Degë Nj.Ad. Fierze,

-fshatrat Palc, Salc, Gjonpepaj Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë.

Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë të jenë funksionale.

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç  Nj.Ad Shishtavec, Topojan Bashkia Kukës, fshati Leniq Nj.Ad Bytyç,Valbonë Nj.Ad Margegaj dhe Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë dhe fshatrat Kishaj, Pogaj Nj.Ad Gjinaj, Vlahen Nj.Ad  Golaj fshati Cahan Nj.Ad  Qendër Bashkia Has.” thuhet në njoftimin e emergjencave civile

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *