• April 19, 2024 5:48 am

Mungesa e ujit në Kukës, reagon Gjici: Fajin e ka Saliu

Kryebashkiaku i Kukësit ka reaguar pas denoncimit të bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, për mungesën e ujit në Kukës dhe vjedhjen e tenderave.

Sipas Gjicit, fajin e ka Saliu.

Reagimi i kryebashkiakut Safet Gjici:

Fajin e ka Saliu për ujin në Kukës dhe ka gojë të flasi??

Doktor në kohën tuaj janë harxhuar mbi 14 miliardë lekë nga firma zbatuese e punimeve (ku sot keni dhe ju zyrat luksoze) ku lekët ikën në drejtim të paditur dhe nuk u bë asgjë për ujin në Kukës, ku ish kryetari i bashkisë suaj në ato kohë(që më pas ua mori Ilir Meta) e paditi firmën zbatuese në prokurori dhe asgjë nuk u bë dhe besoj se jeni dhe ju në dijeni të kësaj çështje.

Ish drejtuesit tuaj e kanë katandisur në këtë gjendje UKK (Ujësjellës Kanalizime Kukës) të zhytur në borxhe të mëdha duke mos paguar as sigurimet e punonjësve.

Doktor po ta them miqësisht që kur t’i nisin mesazhet ish drejtuesit e tu ,të paktën verifikojë mirë se bie brenda !!!!

Qytetarët Kuksian ju njohin shumë mirë dhe ju kanë ndëshkuar me votë dhe do vazhdojnë ta bëjnë, votat që keni marre dikur as në ëndërr nuk do t’i shihni më në Kukës.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *