
Situata e motit në Kukës, vazhdon të sjellë probleme, me lëvizjen e mjete dhe energjinë elektrike.
Njoftimi për situatën e motit:
Situata në Qarkun Kukës si pasojë e kushteve të motit deri në orën 09:00 datë 04.04.2022 është si më poshtë;
Situata e motit;
Kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë Qarkun e Kukësit kryesisht me intensitet mesatar e me ndërprerje të përkohshme dhe mbi lartësitë 700 m reshje bore me intensitet të ulët.
Nga informacionet e marra nga strukturat përgjegjëse rezulton se:
Rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën trusninë e rënies së gurëve, inerteve e mbushjeve të tombinave.
Aktualisht të gjitha akset nacionale janë të kalueshme normalisht.
Nga kontraktorët po punohet gjatë gjithë kohës për mbajtjen në gadishmëri akset rrugore në inventar.
Vazhdon të jetë i bllokuar segmenti Shtrezë-Shishtavec, si pasojë e objektit të dëmtuar Ura e Shtrezës.
Rrugët rurale sipas informacioneve të marra nga strukturat përgjegjëse EC-së në bashkitë e Qarkut janë të kalueshme
Gjendja e rezervuarëve është nën monitorim në të gjithë Qarkun dhe nuk ka probleme.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
Furnizimi me energji elektrike:
I gjithë Qarku merr furnizimin me energji elektrike me përjashtim të:
Bashkia Kukës:
Fshati Shtreze e Nj.Adm Shishtavec, Nj.Adm Grykë-Çaj, Nj.Adm Bushtricë.
Nga grupet e Riparimit të Avarive po punohet për eliminimin e plotë të defekteve e kthimin në normalitet të furnizimit me energji elektrike në shkallë Qarku.