
Mbrojtësi Emiljano Musta foli sot për RTSH Sport në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut.
Musta u ndal te transferimi i tij në Kukës dhe te ndeshja e radhës.
‘Kukësi? Fola me drejtuesit dhe më komunikuan që nuk jam në plane. Nuk dua të flas për të shkuarën. Kukësin e njoh sepse kam qenë edhe më parë.
Ekipin e njoh edhe pse jam i ri dhe shpresoj të dalim kampion. Trajneri dhe drejtori Pejicc insistuan për mua.
Skenderbeu? E kemi vlerësuar dhe kemi punuar me stafin dhe trajnerin. Hyjmë në fushe vetëm për fitore dhe shpresoj ta marrim’.