• Wed. Apr 24th, 2024

Musta rikthehet tek Kukësi

Jan 12, 2022

Mbrojtësi Emiljano Musta i është bashkuar skuadrës së Kukësit.
Lajmin e jep klubi në një postim në faqen e Facebook.

Njoftimi i Klubit të Kukësit:
Zyrtare! Emiljano Musta është futbollist i Kukësit

Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi Emiljano Musta është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. Mbrojtësi nga Elbasani rikthehet te ekipi ynë pas dy aventurave të ndryshme në Superiore! Sezonin e fundit, Musta ishte futbollist i Partizanit, por nga dita e sotme do të jetë nën urdhërat e trajnerit Longo.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Emiljano
Skeda e Lojtarit:
Emri: Emiljano Musta
Mosha: 29 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.86 m
Pozicioni: Mbrojtës i majtë
Klubet e mëparshme: Elbasani, Shkumbini, Partizani, Teuta, Flamurtari, Laçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *