• April 18, 2024 10:31 am

Ndahet nga jeta diplomati i njohur hasjan, Hajdar Muneka

Hajdar Muneka, diplomat i njohur dhe me një përvojë shumë të gjatë, është ndarë në mbrëmjen e së enjtes nga jeta në moshën 68 vjeçare.

I lindur në Has dhe shkolluar në Tiranë, prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën luftoi deri në fund, por pa mundur ta fitojë  këtë betejë .

Hajdar Muneka  kontribuoi për vite me radhë në shërbimin tonë diplomatik dhe ishte një njohës shumë i mirë i çështjeve aziatike. Ai ishte ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kinë dhe Maljazi, dhe Jo rezident ne  Singapor, Korenë e Jugut Bangladesh, Japoni, Australi, Zelandën e re e të tjerë.

Nga profesioni i gazetarit në Radio Tirana, ai kaloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke i dhënë një kontribut të spikatur diplomacisë shqiptare.

Si botues i librit “Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën”  një ese me vlerë për historinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës, si dhe të një vepre tjetër nga kjo temë e cila pret që të botohet pas ndarjes së tij nga jeta, harmonizoi me mjaft mjeshtri aftësinë e gazetarit me atë të diplomatit.

Hajdar Muneka ishte edhe anëtar themelues i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë, ku kontribuoi me eksperiencën tij te gjatë të fushës së diplomacisë.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *