
Juristi i njohur nga Kukësi, Shkëlqim Spahiu është ndarë nga jeta.
Lajmin e trishtë kanë bërë të ditur miqtë e tij në Facebook.
‘Qofsh i xhehnetit!
Shkelqim pate emrin e i shkëlqyer ishe për të gjithë dajë, kushëri, mik e shok Shkëlqim Spahiu!
Dites dhe fjalës sot i iku Shkelqimi.
Hidherim i madh për të gjithë ne dhe për cilindo që ju ka njohur Ju, e ka ditur vlerat dhe karakterin Tënd!
Do na mungosh shumë të gjithve.
Zoti i forcoftë familjen, të afërmit miqt dhe shokët për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
Nuk po duroj dot të zgjatem më shumë!
Zoti të dhëntë xhehnetin i paharruari ynë!’, shkruan Shpëtim Axhami, kreu i PLL-së.