
‘Lamtumirë mësuesi fisnik, Rizë Xhemë Spahiu!
Iku nga kjo botë edhe mësuesi fisnik Rizë Xhemë Spahiu…’
Publicisti dhe shkrimtari i njohur kuksian Petrit Palushi ka bërë të ditur lajmin e trishtë.
‘Përveç njohjes me djemtë e vet, Izet, Luan & Vullnet, me këtë njeri të virtytshëm, më kish lidhë letërsia.
Lexues fenomen, anipse kish mbi 8 dekada mbi supe.
Por, dhe me kujtesë me e pasë zili.
Zotni burrë!
Punoi afro 4 dekada në shkolla të ndryshme të Kukësit.
Prej katundit të largët në katundin ma të largët e ma të largët.
Pasionant, korrekt më kolegët dhe nxënësit. Ish-kolegët e tij më kanë tregue se, me gjithë vështirësitë, nuk ankohej asnjiherë, por vazhdonte punën me durim.
E kam ftu disa herë në veprimtaritë e Kl. Letrar Anton Pashku.
Kur e shihja n’atë moshë që s’i rreshtej leximit, shpesh thoja:
Po rinija e sotme çfarë halli ka që s’lexon?
Tash, mbeten vetëm kujtimet e mira për të.
E më vjen ndër mend nji varg i Fishtës:
‘Leht’ të kjoft’ mbi vorr lendina!’, shkruan Petrit Palushi në Facebook.