Ndahet nga jeta mjeku i njohur kuksian, Shaqir Shehu

Mjeku i njohur kuksian Shaqir Shehu, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se Shehu ka qenë i infektuar me koronavirusin Covid-19.

Ai ishte i shtruar në spital dhe më pas ishte transferuar në Turqi ku edhe ka humbur jetën, pasi ishte infektuar shumë rëndë në mushkëri.

Shehu shërbente si kirurg ortoped në qytetin e Kukësit, ndërsa vitet e fundit ishte zhvendosur në Tiranë.

Ai ka dhënë një ndihmë të madhe gjatë luftës së Kosovës, kur shërbente si mjek në spitalin e Kukësit.

Gjatë viteve 2002-2005 Shaqir Shehu ka qenë prefekt i Kukësit.

Luma Post i shpreh ngushellimet familes, miqve dhe dashamiresve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *