
Nje tjeter kuksian, patriot dhe atdhetar eshte ndare nga jeta jashte vendit.
Korab Spahiu ka nderruar jete ne Francë.
Me poshte, ngushellimi i Shpetim Axhamit, kryetar i PLL:
Ngushëllim për familjen Spahiu!
Me hidherim dhe dhimbje të thellë, morëm njoftimin e ndarjes nga jeta të njeriut tuaj të dashur Korab Spahiu.
Në emrin tim personal dhe të Partisë Lëvizja e Legalitetit i shprehim ngushëllimet bashkeshortes Sylvia, vellait Ylli Spahiu, djemve dhe vajzave të të ndjerit dhe gjithe të afermeve të kesaj familje të madhe.
Korab Spahiu, pinjoll në rrenjë i patriotit Islam Spahisë, nip i patriotit Sali Spahiu dhe djalë i atdhetarit Nezir Spahiu e kaloi jeten në egzil pas vendosjes te regjimit komunist ne Shqipëri.
Familjarisht me babë, xhaxhallarë, vëllezer e te afërm të tjerë, në egzil ku ata qëndruan, u bënë mbështetës të legalitetit dhe zogizmit duke qëndruar gjithmone afer Familjes Mbretërore dhe legalitetit duke dhënë nje kontribut të madh kombetar atdhedashurie siç i ka pas hije brez pas brezi kësaj familje.
U prehte i qetë në paqe Korab Spahiu!