• April 20, 2024 4:47 pm

Ndahet nga jeta një kuksian i mirë

Një lajm i zi ka mbërritur mëngjesin e sotëm nga Turqia.

Feti Fanaj, një kuksian i mirë, që prej vitesh jetonte e punonte në Tiranë, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit në Turqi, ku ishte transferuar për kurim.

Feti Fanaj prej disa kohësh ishte drejtor në Bashkinë e Tiranës dhe lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

‘Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.

Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithë ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin.

Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!’, shkruan Erion Veliaj në Facebook.

Varrimi bëhet ditën e sotme në orën 17:00 në Kukës.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *