• April 19, 2024 2:43 am

Ndahet nga jeta para kohe, biologu i njohur kuksian, Arben Palushi

Biologu i njohur kuksian, Arben Palushi është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtari i njohur i Kukësit, Petrit Palushi, i cili ka lajmëruar ndarjen nga jeta të kushëririt të tij, studiues i gjithanshëm.

‘Lajm i idhtë, pelin.

U nda prej jete

biologu Arben Rrahman Palushi

(kushërini im).

Po t’i kish dhënë Zoti jetë, edhe nji javë dhe mbushte 61 vjet.

Dukej se përjetonte nji rini të sahershme dhe kjo, për shkak të energjisë së tij të vazhdueshme. Pasionant në profesionin e vet, por dhe në artin e fotografisë ku rrekej të fokusojë të veçantën.

Për Benin natyra ishte shumçka.

Tepër i kulturuar.

Me njohuri të jashtëzakonshme për letërsinë e filozofinë. Qëndroi 17 vjet në Itali dhe me rikthimin në Kukës bënte jetën si krejt qytetarët e Kukësit, por i dallueshëm me profilin e vet.

I kandshëm në bisedë. Tepër i kandshëm. Shkonte  vetëm kah mirësija, kah e paqta.

E, unë kënaqesha për kushërinin tim.

Për shpirtin e tij të bardhë.

Për intelektin e tij e shumçka tjetër…

Por vdekja si vdekja’, shkruan studiuesi i njohur kuksian, Petrit Palushi në Facebook.

Luma Post shpreh ngushellimet per ndarjen nga jeta te kuksianit te njohur, Arben Palushi! 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *