• April 20, 2024 3:16 pm

Ndarja nga jeta e biznesmenit Dedja, dedikimi prekës i djalit: Ah mor bab …

Këtë të diel humbi jetën në moshën 58-vjeçare, biznesmeni i njohur nga Kukësi. Naim Dedja. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri me dije policia me anë të një njoftimi për media. Dedja u gjet pa shenja jete në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se ai nuk kishte shenja dhune në trup dhe vdekja dyshohet natyrale megjithatë policia njoftoi se vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burime pranë grupit hetimor në lidhje me këtë rast nga ku pohuan se nuk ka asnjë dyshim tjetër për shkaqet e ndarjes nga jeta të Dedjas.

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e tij ka sjellë mjaft reagime në rrjet nga miq dhe të afërm të tij.

Djali i tij ka bërë një dedikim rrëqethës për të atin.

‘Ah mor bab. Zot të paska dasht më shumë se unë. Të mori afër vetes, nuk je më në mesin tonë. Ama do jesh gjithmonë në zemrat tona. Të humba ty. Humba gjysmën time. Ti bab ishe shoku, miku, vllai më i mirë i imi. Erdha të thirra babë, nuk më dëgjove.

U mundova të të zgjoja nuk m’u përgjigje. S’mujta me bërë asgjë tjetër veçse të të shtrëngoja fort e të përqafoja në krahët e mi. Aty e kuptova që ti më ike e nuk do të ke më afër vetes.

Bota ime ndryshoi, sytë e mi nuk qeshin, vetëm qajnë. Zemra nuk më gëzon por vetëm vajton. Bab, shpirti në xhenet ishallah’, shkruan ai në reagim.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *