• Sun. Apr 28th, 2024

Ndërron jetë në Paris atdhetari nacionalist, lumjani Ylli Spahiu

Ndërron jetë në Paris atdhetari nacionalist, lumjani Ylli (Hyllë) Nezir Spahiu!

Ngushëllime Familjes Spahiu!

Ylli Spahiu, pinjoll e rrënjë trashigimnie i patriotit Islam Spahisë, nip i patriotit Sali Spahiu, si njëri prej djemve të atdhetarit Nezir Sali Spahisl e kaloi jeten në egzil, Paris/Francë, pas vendosjes të regjimit komunist në Shqipëri.

Gjatë gjithë jetës së tij Ai ishte mbështetës i gjithanshëm i Familjes Mbretërore dhe gjithmonë përkrah Mbretit Leka I, duke vënë gjithë potencialer e veta në shërbim të kombit e atdheut si antikomunist i përbetuar, si komondant, politikan e diplomat, për Shqipni Etnike, për Mbretëri dhe për një Shqipni pa komunizëm.

Familja Spahiu, aty ku Ylli u rrit dhe u formua, ishin në Francë një prej familjeve patriotike ku mblisheshin atdhetarë të ndryshëm, aty ku kuvendohej dhe merreshin vendime, në të mirë të kombit, për gjendjen në Shqipëri dhe si mund të ndërhyhej e çfarë mund të bëhej për rrëzimin e komunizmit.

Me ardhjen e pluralizmit në Shqipëri Ylli Spahiu dha një kontribut të madh e të pazëvendësueshëm edhe këtu në Shqipëri, për forcimin dhe ngritjen e vlerave të Partisë Lëvizja e Legalitetit, për krijimin e kushteve për mbatjen e Referendumit për ndryshimin e formës së regjimit në Shqipëri si dhe për kthimin e Familjes Mbretërore ne Atdhe.

Ylli mbylli sytë duke u ndarë nga kjo botë, por i paharruar do të mbetet kujtimi i këtij atdhetari e patrioti jo vetëm për familjen e Tij, por edhe për ne dhe për këdo tjetër që e ka njohur.

Ceremonia e varrimit do te zhvillohet të enjten me dt. 31/08/2023 në ora 15.00 (Paris/Francë)

U prehte në paqe Ylli Spahiu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *