
Skuadra bKukesit është rikthyer në fushën e blertë dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjen e javës së 20 ndaj Kastriotit.
Pas fitores ndaj Egnatias, stafi kishte lënë dy ditë pushim ekipin, teksa sot janë zhvilluar dy seanca stërvitore.
Sulmuesi Artiom Puntus ishte mungesa e vetme në stërvitje për shkak të një problemi fizik, teksa pjesa tjetër është e plotë.
Ndaj Kastriotit, nuk do të jetë i gatshëm Pablo De Lucas duke qenë se ka plotësuar numrin e kartonëve.
Ndeshja ndaj Kastriotit, do të luhet ditën e dielë në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë duke nisur nga ora 13:45.