• Thu. Apr 25th, 2024

Ndeshja me Skëndërbeun, Longo: Kam djem fantastikë në fushë

Trajneri Diego Longo foli për mikrofonin e RTSH Sport në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut, e cila është planifikuar të luhet në qytetin e Shkodrës ditën e nesërme.

“Skënderbeu? Është një ndeshje e vështirë dhe e dimë që nga fillimi. I kemi studiuar dhe jemi të përgatitur. Kanë lojtarë të mirë dhe të shpejtë para. I dimë por e rëndësishme është të respektojmë principet tona dhe ato që kemi përgatitur në stërvitje.

Të rinjtë? Kam djem fantastikë dhe besoj i keni pamjet kur për Mustën kam folur dhe kam fjalë të mira. Gligorov është i mirë, por kishte një problem dhe nesër nuk e di nëse do te jete. Kam Shkurtajn që e njoh nga Greqia, por për shkak dokumentacioni shpresoj të jetë ndaj Tiranës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *