• April 20, 2024 5:43 am

Ndeshja me Slavian, Gega: Me pak fat, gjërat do të shkojnë shumë mirë

Trajneri Skënder Gega ka folur sot para mediave në prag të ndeshjes ndaj Slavia Sofias! Trajneri ynë, u shpreh besimplotë se ekipi do të zhvillojë një ndeshje të mirë por duke respektuar rivalin.

“Është e vërtetë që është ndeshja e parë në pankinën e Kukësit, e kam pritur me entuziazëm. Gjatë kësaj periudhe jemi munduar të konsolidohemi dhe të shkrijmë idetë e mia por dhe të ekipit me njëri tjetrin. Jam optimist se kam marrë një ekip me shumë kualitet. Gjërat kanë shkuar mirë deri tani dhe shpresojmë ta fillojmë me këmbë të mbarë.

Është normale që kur punon edhe beson te objektivat, edhe pse përballesh me klube të ndryshme. E njohim historinë e ekipit bullgar dhe është për t’u respektuar. Për fat luajmë në fushën tonë, do të ndjehet fryma e kësaj përballje dhe do të bëjmë më të mirën, është ndeshje e hapur, e luftuar, por jam optimist që do të japim 100%, kjo është e rëndësishme.

Përshtatshmëria nuk ka limite, e rëndësishme është të marrim 100% të këtij grupi që është. Kanë ardhur pas një kampionati shumë të mirë, pavarësisht se nuk arritën objektivat, kualiteti është. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e projektit se ekipi është shumë i mirë.

Formacionin do ta vendosim nesër, deri në momentin e fundit gjërat mund të ndryshojnë, lojtarët e rinj gjatë këssj kohe do të adaptohen, lojtarë që nëse do të jenë 100%, do të jenë ndihmë për ekipin dhe urojmë të shfaqin atë që kemi besim se dinë të bëjnë.

Ata kën armër e tyre, kanë gjërat e tyre, duhet të gjejmë hapësira që në fillim. Por edhe ne kemi punuar për të hyrë në zonë. Është ekip që duhet vlerësuar, nuk mendoj se është sfidë e lehtë.

Ndeshjet teke, me pak fat gjërat funksionojnë mirë. Si rasti i Tiranës në Gjeorgji, Nga ana tjetër në një ndeshje të jashtëzakionshme dje nuk kishte fat.

Presidenti Gjici është person që I do sfidat, ka kërkesat e tij. Është noramle, është njeriu që ka investuar në 10-vjeçarin e fundit ka sjellë diçka të re. Secili ka mënyrën e tij të punës, unë jam teknik, ai është drejtuesi e investitori.

Et’hemi? Arsyeja e një trajneri që shkon në një ekip është kualiteti, përtej projektit, investimit e interesit financiar. Trajnerët e lojtarët ikin e vijnë se kanë interesat e qëllimet e tyre. Ai ka qenë një nga pikat kryesore të kualitetit të Kukësit, ai ka qenë në listën time, ka qenë një nga pikat e forta. Por pastaj kontratat janë mardhëniet e klubit me lojtarin. Nuk e kam ditur, nuk kam pasur idenë se çfarë situatash ka me klubin. Jam lajmëruar nga klubi pas largimit, më kanë njoftuar që Et’hemi do kthehet, nuk u realizua, ndjej keqeardhje. E vlerësoj edhe si futbollist, por kam dëgjuar që ka qenë edhe person pozitiv.

Jam i fokusuar te kjo ndeshje 100%, do të shohim çfarë mund të bëhet më mirë. Nëse nuk jemi absolut në të gjitha repartet, kemi nevojë e do punojmë e shohim çdo ditë. Të mbarojmë këtë ndeshje e me klubin do të shohim ku do të ndërhyjmë.

Unë kam qenë rival me Tiranën brenda fushës, dhe pse jashtë edhe shokët e dashamirësit i kam nga Tirana. Bëhet fjalë për një ekip shqiptar që luan në Champions, aq më tepër me një ekip fqinj, në asnjë mënyrë nuk do mbështesja ekip tjetër. Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi ishte me Tiranën, Ndjej keqardhje se dominuan në lojë, por parandaj futbolli është interesant. Pjesa më e madhe shohin Transfermarkt e shohin histori pa filluar loja. Por loja tregoi që Tirana e meritonte fitoren, me vjen mirë që arritën deri këtu dhe bënë më së miri” tha Gega!

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *