• April 20, 2024 8:23 am

Ndodhi në Kukës! Këshilli i Qarkut i heq titullin ‘Nderi …’ Veton Surroit, pasi sulmoi Ramën

E turpshme ajo që ka ndodhur sot në Kukës.

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi i është hequr titulli ‘Nderi i Qarkut Kukës’ i dhënë nga Këshilli i Qarkut Kukës në vitin 2015.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në mbledhjen e radhës të mbajtur të premten.

Sipas kryetarit të Këshillit, Abdulla Domi, vendimi është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit, të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës.

Por ne fakt e verteta eshte ndryshe, ky vendim eshte marre pas deklaratave pro kreut te opozites Lulzim Basha, qe Veton Surroi ka bere ditet e fundit.

E si per te perforcuar kete version ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qarkut, i cili tha se heqja e titullit është më së e arsyeshme për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi po bën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

‘Ai po bën fushat politike, mediatike kundra ushtarëve dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë ‘Nder i Qarkut. Çfarë deri është ku? Duhet ta heqim sot dhe le të shkojë ta çojë në gjykatë’, është shprehur Safet Gjici.

Këshilli i Qarkut Kukës, në vitin 2015 me propozim te Klubit letrar ‘Anton Pashku’, Kukës, vlerësoi personalitetin e njohur, Veton Surroi, me titullin e lartë ‘Nderi i Qarkut Kukës’ me motivin ‘Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës’.

By admin

One thought on “Ndodhi në Kukës! Këshilli i Qarkut i heq titullin ‘Nderi …’ Veton Surroit, pasi sulmoi Ramën”
  1. Akt i nxituar dhe i turpshem. Ai nuk e kerkoi dhe as e rrembeu kete titull, por ja dha vete Qarku i Kukesit dhe kuksianet. Ne fakt titujt e nderit, edhe mund t’ja heqësh dikujt, por ama nderin jo. Sepse shume pak persona i kane te dyja bashke “tituj nderi” edhe titullin edhe i nderuar, pasi kane vetem ate te paren. Por z.Surroi shume me mire ben pa te paren, por pa te dyten jo. Dhe nje gje me habit se emocionet jemi mesuar ti perjetojme vetem ne momente festash dhe gezimesh, por ama te papranueshme jane ne politike dhe nga karrigia e pushtetit. Akoma me keq kur propozimi eshte bere nga poshte, nga vetem dy persona dhe fakti eshte i kryer. Me shkon ne mendje sikur te vije nje propozim “i çmendur” nga lart, çfare do te bejne keta drejtuesit ne Kukes,,,! Besoj hatane. Zoti Surroi eshte nje personalitet dhe nje politikan i zoti, eshte dhe nje publicist shume i mire.
    Respekt per z. Surroi dhe familjen e nderuar Surroi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *