Në fund të verës, Ujësjellësi i Kukësit kujtohet për gjoba

Ujësjellësi i Kukësit është kujtuar tani në fund te verës që të ndëshkojë me gjoba subjektet që shpërdorojnë ujin.

Edhe pse gjithë verës uji ka ardhur në çezmat e kuksianëve më pak se 30 minuta në ditë, Ujësjellësi kujtohet në fund të muajit gusht për të marrë masa.

Gjatë ditëve të fundit janë marrë një sërë masash për ndalimin e përdorimit të ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, dhe ujitjen e oborreve.

Asllan Hoxha, Drejtor i Ujësjellës-Kanalizime thotë se deri më tani për keqëpërdorimit të ujit të pijshëm janë vendosur mbi 50 gjoba të cilat bashkë me faturën mujore do t’iu dërgohen  subjekteve të gjobitura.

Gjatë aksionit të ndërmarrë taskforca e ujësjellës kanalizime ka prerë  me qindra lidhje të jashtëligjshme ndërkohë që aksion vijon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *