• April 20, 2024 10:18 am

Në Kosovë me 3 vaksina, Këshilli i Qarkut Kukës letër Kurtit: Rishikoje vendimin

Jan 26, 2022

Për shkak të situatës së krijuar në pikat kufitare me Republikën e Kosovës nga kërkesa e palës kosovare të kalimit në territorin e saj vetëm të qytetarëve që kanë marrë 3 doza të vaksinës anti Covid, Këshilli i Qarkut Kukës nëpërmjet një shkrese të dërguar sot i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurti rishikimin e vendimit të mësipërm.

Në këtë shkresë kërkohet të rishikohet urdhëri që kërkon tre doza vaksinimi, por të vazhdohet të kërkohen vetëm dy dozat e para duke e bërë më të thjeshtë kalimin e qytetarëve të Qarkut Kukës në territorin e Republikës së Kosovës.

Për shkak të afërsisë, të lidhjeve miqësore dhe tregtare është i nevojshëm një rishikim i urdhrave apo vendimeve që janë në fuqi aktualisht.

Ne shpresojmë në një angazhim të drejtpërdrejtë të vetë z. Kurti për të bërë ndryshimet e nevojshme për krijimin e një situate normale në kalimet e qytetarëve ne pikat kufitare.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *