• Thu. Apr 25th, 2024

Në Kukës askush nuk respekton masat anti-Covid

Aktualisht Kukësi vijon të jetë në një situatë të rrezikshme sa i takon përballjes me COVID-19.

Qytetarë të cilët qëndrojnë të grumbulluar dhe pa maska, është kjo pamja që shoqëron thuajse çdo ditë qytetin e Kukësit.

Edhe pse virusi është ende prezent, një pjesë e qytetarëve tregohen neglizhent ndaj këtyre masave, duke mos përdorur maskën apo mbajtjen e distancës së kërkuar si masë parandaluese për t’u mbrojtur nga infektimi ndaj COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çdo ditë apelon për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e virusit.

Megjithatë një gjë e tillë në Kukës nuk po ndodh qoftë në mjedise publike ku qytetarët dalin të shoqëruar apo edhe në mjedise të tjera ku qytetarët nuk respektojnë këto masa duke bërë që numri i të infektuarve të jetë më i madh.

Ndërkohë fakti që nuk janë edhe aq të frikësuar nga infektimi me koronavirus, bën që qytetarët të mos i përdorin masat mbrojtëse. Numri i personave të infektuar nga koronavirusi vazhdon të rritet, por sërish kjo nuk i frikëson qytetarët.

Pavarësisht këshillave të mjekëve për të zbatuar masat anti COVID, qytetarët vijojnë të mos i zbatojnë në rrugë apo edhe në tregjet e fruta-perimeve ndërsa bëjën pazarin.

Numri i viktimave si shkak i virusit në Kukës është 3 ndërsa Ministria e Shëndetësisë thuajse çdo ditë raporton për raste të infektimit të banorëve të Kukësit me koronavirus. /KukesTv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *