Në Kukës vazhdon të ketë raste të reja me koronavirus

Read Time:2 Minute, 19 Second

Vazhdon të ketë raste të reja në Kukës nga koronavirusi Covid-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për 1 rast të ri të regjistruar në 24 orët e fundit në Kukës.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 89 të shëruar, 167 raste të reja dhe 2 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 932 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 167 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 89 qytetarë, duke e çuar në 9304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID. Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (9 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 167

Të shëruar ne 24 orë              89

Humbje jete në 24 orë            2

Testime ditore                                    932

Testime totale                         96743

Raste pozitive              15066

Raste të shëruara       9304

Raste Aktive                 5349

Humbje jete                 413

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2779

Durrës 564

Shkodër 398

Korçë   274

Lezhë 266

Elbasan 224

Fier       231

Vlorë   191

Kukës 147

Berat    138

Dibër   78

Gjirokastër 59

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post VIDEO/Momenti i vjedhjes së një biçiklete në rrugën Tirana në Prizren!
Next post Kandidatët e PD-së, kush janë kuksianët që konkurrojnë në Tiranë