‘Ne po presim të hiqet kufiri, këta vendosin vaksinën’… kuksianët protestojnë në Morinë

Qytetarë të Kukësit kanë protestuar, paraditen e kësaj të hëne, pranë pikës së përbashkët të kalimit kufitar me Kosovën, në Morinë.

Shkak i protestës janë masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19, ku të gjithë personat që futen në Republikën e Kosovës duhet të kenë dozën e tretë të vaksinimit.

Ndërsa ata që janë me dy doza, duhet të paraqesin edhe testin PCR negativ. Kjo ka bërë që dhjetëra qytetarë shqiptarë të kthehen në doganë duke krijuar pakënaqësi.

‘Çdo familje kuksiane ka familjarë nga ana tjetër’, thotë një i moshuar për mediat. ‘Ne jemi kufitarë. Ose ta bllokojnë atëherë ta mbyllin siç ka qenë atëherë’, thotë një tjetër.

‘Ne po presim që të hiqet dogana fare, këta na nxjerrin një vaksinë, të dytën, të tretën, të katërtën…’, tha një i ri për A2 CNN.

‘Infektime ka edhe në Kosovë, por Kosova po vjen te ne’, tha një i moshuar.

Protestuesit tentuan për disa çaste të bllokonin edhe rrugën për të ndaluar futjen e në Shqipëri, por ndërhyrja e policisë bëri që të tërhiqeshin nga ky veprim.

Ndërkohë pritet që qeveria Kurti të rishikojë edhe një herë këtë vendim, pasi ka pasur reagime edhe nga autoritetet doganore të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *