• Thu. Apr 25th, 2024

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka folur në prag të ndeshjes që verilindorët do të luajnë në Europa League.

Fillimisht ai foli për lëvizjet e bëra në merkato.

‘Kemi afruar lojtarë të cilët ishin të nevojshëm. Do shohim deri në fund se si do të shkojnë gjërat. Besoj se ky është ekipi që do të përballet me Slavia Sofia në kupat e Europës’, thotë Nexhipi për Supersport.

Bullgarët janë një ekip i mirë dhe kërkohet vlerësim maksimal. Në lidhje me ndeshjen, Nexhipi shton:

‘Kemi marra informacione për kundërshtarin. Janë një ekip që përbëhen kryesisht nga lojtar vendas. Atje kam një lojtar me të cilin kam luajtur me të, i cili është i dëmtuar dhe nuk luan këtë ndeshje.

E kemi studiuar kundërshtarin, kanë luajtur tre ndeshje në kampionat. E dimë për çfarë ekipi bëhet fjalë. Stafi i ka parë ata.

Nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë, duhet të jemi të përqendruar në maksimum që ta kalojmë patjetër këtë tur’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *