Nga Nikla në Skavicë për të mbjellë kanabis/ Zbulohet rasti  

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Kukës.

Mësohet se në fshatin Skavicë të njësisë administrative Ujmisht të bashkisë Kukës, efektivi i policisë së zonës ka konstatuar një rast të tentativës për kultivim të kanabis sativa.

Për këtë është vënë në pranga shtetasi B. Ç., 58 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. K., nga Skavica pasi në afërsi të banesës së tij, u gjetën disa fidanë narkotikë në tentativë për t’i kultivuar.

Skavica është një fshat krejtësisht i braktisur.

Nga rreth 150 familje që ka pasur në vitet ’90, sot nuk ka asnjë.  Banorët janë larguar në zonat e Tiranës dhe Durrësit.

Fshati ndodhet 45 kilometra larg qytetit të Kukësit dhe ka kushte shumë të mira për kultivimin e bimëve të caktuara bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *