Nga sot në karantinë/ Njoftimi i Policisë së Kukësit: Ja kush përjashtohet

Nga dita e sotme ne oren 22:00 deri ne 2 dhjetor Shqiperia futet ne karantine.

Policia e Kukesit ka bere nje njoftim per qytetaret.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Nisur nga situata e pandemisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, bëjmë me dije qytetarët e Qarkut Kukës se;

Duke filluar nga dita e sotme, ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.

Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania.

Personeli shëndetësor, punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike, përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve.

Mbyllen nga ora 22:00 deri në orën 06:00, baret, restorantet, fast food, lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.

Përjashtohen nga rregulli shërbimi në banesë, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjenike të miratuara.

Qytetarët apo subjektet që nuk respektojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së infeksionit do të gjobiten në bazë të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Qarkut Kukës dhe ju bën thirrje që të respektojnë masat e marra për parandalimin përhapjen e infeksionit, me qëllim mbrojtjen e vetës, familjarëve dhe të afërmeve. Ju faleminderit!

#BashkëJaDalim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *