• Thu. Apr 25th, 2024

Nga Topojani, viktima e parë e koronavirusit në Kukës

Një 57-vjeçar nga fshati Topojan i Kukësit, ndërroi jetë nga koronavirusi duke shënuar kështu viktimën e parë në Kukës nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

57 -vjeçari ishte shtruar në Infektivin e Tiranës me datën 6 korrik 2020.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës, ka marrë tamponë në familjen e tij të cilat kanë dalë negativë duke mbyllur kështu  krijimin e një vatre të re infeksioni.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 3 persona në Kukës, 2 në fshatin Shtiqën dhe 1 në qytet.

Në Kukës, që nga rifillimi i epidemisë me 13 qershor janë infektuar 80 qytetarë.

Nga ky numër 42 janë shëruar ndërsa aktualisht 38 janë aktivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *