
Nuk arritën as t’i shohin familjarët.
Ajo çfarë panë ishte rruga Aeroport i Prishtinës deri në Rubik të Shqipërisë.
Ky ishte rrugëtimi i fundit i familjes Avdijaj që mbrëmë u shuan në një aksident të tmerrshëm në Autostradën e Kombit rreth orës 19:00.
E vetmja që mbijetoi, por që është keq është vajza e vogël e familjes.
Blerim Avdija, gruaja e tij Anjeza dhe vajza e madhe Medina mbetën të vdekur në vend. Bashkë me ta ishte edhe djali i kunatit i cili gjithashtu vdiq.
E vetmja që i mbijetoi aksidentit, është Violeta vajza 3 vjeçare e cila është duke luftuar për jetë.
Blerimi me prejardhje nga Bellopoja e Pejës, erdhi me pushime në Kosovë. Destinacioni tyre i parë dhe i fundit ishte Shqipëria.
Burimet e SYRI.net tregojnë se ata sapo kanë ardhur nga Bazeli i Zvicrës në Aeroportin e Prishtinës rreth orë 15:45 kanë marrë një makinë me qira. Bashkë me gruan dhe fëmijët, me makinën që e mori u nisën drejt Tiranës, aty ku dyshohet se jeton familja e gruas së tij tashmë të ndjerë, Anjezës.
Me vete kishin edhe djalin e kunatit, 11-vjeçarin Klodian Koçi.
Burimet tregojnë se ata kanë kaluar kufirin rreth orë 18.00.
Në Rubik u përplasën me një kamion mallrash të tonazhit të rëndë, me targa të Prizrenit 04 ku shoferi i cili ka shpëtuar thuajse pa plagë, Isa Shala ishte nga Rahoveci
Blerimi dhe familja e tij kishin nënshtetësi zviceriane, ndërsa po udhëtonin drejt Tiranës, ku ishte familja e gruas së tij.
<iframe src=”https://video.syri.net/embed/HbgtqeTMxTTUCT1″ frameborder=”0″ width=”700″ height=”400″ allowfullscreen></iframe>