• April 19, 2024 1:32 am

Ngjarje e rëndë në aeroportin e Kukësit, humb jetën një punëtor, policia hesht

Një person ka humbur jetën këtë të enjte në Kukës si pasojë e një aksidenti në punë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kantierin e punimeve në aeroportin e Kukësit, ku dyshohet se ka humbur jetën një punonjës.

Paraprakisht dyshohet se është goditur nga kova e eskavatorit.

Viktima mësohet se është nga fshati Nangë.

Policia e Kukësit deri më tani nuk ka dhënë asnjë lloj informacioni në lidhej me këtë ngjarje të rëndë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *