• Wed. Apr 24th, 2024

Ngjarje e rëndë në Pus të Thatë të Hasit

Një 42-vjeçar nga Hasi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur pranë banesës së tij. Ai u gjet nga familjarët e tij, të cilat thanë se dyshojnë që veprimin e rëndë ta ketë ndërmarrë në kushtet e depresionit.

‘Më datë 30.11.2020, është gjetur i vetëvarur në një magazinë në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, shtetasi M. K., 42 vjeç, banues në fshatin Pusi i Thatë, Has.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se shtetasi M. K. është vetëvarur për shkak të depresionit’, tha policia.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *