
Paralelisht me Tiranën, ka nisur vaksinimi i efektivëve të policisë edhe në Kukës.
Por të parët që kanë shkuar për tu vaksinuar, kanë qenë policët e Bashkisë së Kukësit.
Ditën e sotme pritet të marrin vaksinën e COVID-19 165 efektivë të komisariatit Kukës dhe 22 efektivë të policisë bashkisë.
Në Kukës deri më tani janë bërë mbi 2600 vaksina nga kalendari kombëtar i vaksinimit, ku 500 prej të vaksinuarve janë bluza të bardha.