
?Qarku Kukës/Njoftim
Për shkak të rënies së reshjeve të dëborës dhe rënies së gurëve si pasojë e motit të keq, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane e rurale, për t’ju ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.
Njëkohësisht po bashkëpunohet me pushtetin vendor dhe firmat kontraktuese për mirëmbatjen e rrugëve, si dhe me Njësinë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, për të bërë të mundur rritjen e sigurisë në rrugë dhe pastrimin e rrugës nga dëbora.
Akset rrugore që duhet të shmagni levizjet e panevojshme janë;
? Aksi rrugor Kukës- Has, i përfshirë nga rreshjet e dëborës dhe rënie gurë.
?Aksi rrugor Kukës-Shishtavec, ka rënie gurësh dhe erëra të forta.
?Aksi rrugor Fushë Dukagjin-Qafë Shllak, është hapur njëra korsi, po punohet për hapjen e korsisë tjetër.
?Aksi rrugor Bajram Curri- Valbonë, i përfshirë nga reshjet e dëborës dhe rënie gurësh.
DVP Kukës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes të madh, të reduktojnë shpejtësinë, të përdorin pajisjet dimërore dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
#për_çdo_ndihmë_telefononi_në_numrin_122
#policianëshërbimintuaj