• Thu. Apr 25th, 2024

Nisja e shkollave në kohë pandemie, në Kukës ende nuk ka mbërritur protokolli i punës

Zyra rajonale e arsimit në Kukës ka nisur konsultimet me mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave për masat që do të merren për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Drejtori Skënder Ahmeti thotë se komunikimet e fundit janë fokusuar te realizimi i distancimit  social dhe kushtet e tjera në shërbim të kësaj mase siç janë: sigurimi i ujit dhe higjiena sanitare, sigurimi i detergjenteve, i maskave etj.

Ende nuk ka mbërritur ndonjë protokoll zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë për ta zbatuar, ndërsa çdo diskutim rreth këtij argumenti bëhet mbi bazë të informacioneve mediatike.

Kukësi ka gjithsej 10 shkolla të mesme (8 prej të cilave të bashkuara), 32 shkolla 9-vjeçare si dhe një numër të vogël të shkollave fillore.

Drejtori Ahmeti thotë se në shkollat e qytetit ku nuk ka mjedise të lira, distancimi social mund të ruhet duke zhvilluar mësimin me dy turne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *