• April 20, 2024 8:40 am

Nisja e transmetimeve/ ‘Ju flet Radio Kukësi’ prej 61 vitesh

Sot shenohen 61 vjet nga nisja e transmerimeve te Radio Kukësit.

Pikērisht me 16 Tetor 1959 nga Kukesi i vjeter.

Filimisht u vendos në një godinë një katëshe në Kukësin e vjeter ku u instaluan ne ambiente të jashte 4 bokse te mëdha.

Trasmetimi fillimisht ishte modest gati 2 orë në ditê.

Radio u kthye nê një dritare edhe per Kosoven.

Drejtori i parë i radios ka qenë Jashar Haxhiu.

Ai rrëfen:
‘Safet Dokle dhe Ram Dema ishin të parët që ndezën aparaturat e Radios, më pas emri i teknikës së Radios lidhet me Genc Musën, një talent i lindur dhe i kultivuar në fushën e radioteknikës, që i fali kësaj radioje gjithë mundin dhe djersën e vet.

Ndërsa bashkëshortja e tij Eglantina Musa, ishte folesja e parë që shqiptoi fjalët “Ju flet Radio Kukësi.’

Mustrif Dokle pas mbarimit të shkollës së mesme në Teknikumin “7 nëntori” në degën radioteknike, u emërua në Radio Kukësi, ku punoi derisa ndërroi jetë në vitin 2002.

Redaktorët e parë ishin Hamdi Shllaku, Naim Mani dhe Ndue Ukcama”

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *