• Thu. Apr 25th, 2024

Nisma e paprecedentë e të rinjve bicjanë/ Në mungesë të shtetit situatën e marrin në dorë vetë

Kanë kaluar vite, që kur në Bicaj, Kukës është realizuar një investim nga shteti shqiptar.

Përveç propagandës, bicjanët nuk kanë parë ndonjë investim të qenësishëm për ta, apo për komunitetin ku jetojnë.

E harresa e shtetit ka bërë që të rinjtë bicjanë të vendosin për ta marrë situatën në dorë vetë.

Përmes faqes në Facebook Bashkia Bicaj, janë mbledhur qindra të rinj dhe të reja, bicjan që kanë vendosur të ndihmojnë sadopak vendin e tyre.

Pas propozimit në Facebook të djalit bicjan, Henri Gjana i cili jeton në SHBA u propozua që të ngrihej një projekt për të rehabilituar dhe rrethuar varrezat e Bicaj, ku prehen të dashurit e banorëve të dy fshatrave Cane dhe Osmane.

Kjo nismë gjeti menjëherë mbështetje të madhe nga të gjithë bicjanëve (dhe jo vetëm) kudo që ndodheshin.

Deri më tani me kontribute financiare të ndryshme, kësaj nisme, sipas organizatëve i janë 40 bicjanë.

Lista me emrat:

Vazhdojmë vazhdimin djema… Faleminderit Zot per keto Shahira djemsh që i ke bo dhuratë Bashkisë Bicaj me i pas për hise, deri tani plot 40 donacione të konsiderueshme per projektin tonë të parë, fortifikimin e varrezave.

Kjo është lista që më ka dërguar Saimiri procesi vazhdon dhe nese ka ndonje qe nuk i eshte update-uar emri do e kemi ne konsiderate për postimin tjetër, nderkohë falënderim special shkon edhe për Ervin Bilalin i cili sapo ka ofruar 2000£ kontribut për projektin tonë, shifer kjo e befasishme dhe e papritur!

Ju falënderoj 1 nga 1 emer per emer,Zoti jua 10 fishoftë brenda ketij viti,Amin! Bejni marshallah! Jeni heronj pasha Allahin!

Kemi arritur ne gjysmen e vleres se projektit tashme, dicka me shumë mbase…edhe nje sforco e fundit dhe e mbyllim me sukses!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *