Një atraksion i ri turistik në Kukës- Nga Afrim Tahiraj

Para dy javësh, nën guidën e Fisnik Muca (të cilin e falenderoj përzemërsisht si i pari që realizoi këtë guidë) mora pjesë në një aktivitet, kalimin Mustafe-Tërshenë-Brekije në Kukës, ku dhe pata mundësinë të ndaj disa foto me miqtë e mi në instagram dhe Facebook.

Që nga ajo ditë interesi ishte i jashtëzakonshëm dhe kërkesat shumë të mëdha duke më kujtuar “Shtegun e Ngjyrave” për impaktin.

Javën që kaloi 40 persona realizuan këtë udhëtim, e ndërsa këtë javë priten 100 persona, e pas dy javësh priten dhe grupe nga Kosova që kanë konfirmuar udhëtimin.

Po flasim për një nga shtigjet më të egra që mund të shihni, për një fshat ku banorët shtegun kanë rrugën e vetme ku mund të ecin.

Duke qenë se një ndër pasojat e masivizimit është ndotja në ambjent, do ju lutesha gjithë juve që e vizitoni ta lini po aq të egër sa e gjetët duke mos lënë asgje që ndot ambjentin aty.

Faleminderit që zgjidhni Kukësin.
?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *