
Ekipi i Kukësit ka afruar edhe një brazilian.
Por jo në sulm, siç mund të mendojë dikush, por një brazilian për mbrojtjen.
Njoftimin e ka bërë të ditur Klubi i Kukësit në Facebook.
Welcome ebert cardoso da silva
Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi i majtë Ebert Cardoso Da Silva është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, me opsinon rinovimin edhe për 1 tjetër sezone, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Ebert vjen te Kukësi nga kampionati armen, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Norvank, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe në Ukrainë, Bullgari e Brazil.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Ebert dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Ebert!
Skeda e Lojtarit:
Emri: Ebert Cardoso Da Silva
Mosha: 29 vjeç
Kombësia: Brazilian
Pozicioni: Mbrojtës