
Kukësi ka nënshkruar me një futbollist të ri.
Bëhet fjalë për sulmuesin malazez, Alija Krniç i cili ditën e sotme ka firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin verilindor.
Në të kaluarën, 23-vjeçari ka luajtur edhe për Almudevar në Spanjë, dhe Deçiç i Tuzit e Iskra në Malin e Zi. Malazezi bëhet afrimi i pestë për Kukësin në këtë merkato, pasi më parë janë zyrtarizuar edhe Edison Ndreca, Klejdi Daci, Ardit Hila dhe sulmuesi Edi Basa.
Njoftim i Klubit te Kukesit:
Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i djathte Alija Krnić eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti malazez me origjine shqiptare ka firmosur me klubin nje kontrate dy vjecare, duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.
Krnić vjen te Kukesi nga kampionati serb ku sezonin e fundit ka qene pjese e skuadres se Javor Matis ne Superlige. Ne te kaluaren, ai ka qene pjese e ekipeve si Decic Tuz, Almudevar e Iskra.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Krnić me fanellen e ekipit tone
Skeda e Lojtarit:
Emri: Alija Krnić
Mosha: 23 vjeç
Kombësia: Malazez
Gjatësia: 1.75 m
Pozicioni: Sulmues i djathte, sulmues i dyte
Klubet e mëparshme: Decic Tuz, Almudevar, Iskra, Javor Matis.