• Thu. Apr 25th, 2024

Nga Naim Palushi

Në datëlindjen e Kukësit të Ri.

Një relike e fillimit të viteve 60!

Maketi i Kukësit të Ri me autor të studimit urbanistin Misto Mele.

Marrë nga profili i arkitektit z.Ihsan Prushi, një ndër projektuesit e Kukësit të Ri.

Ai punoi së bashku me ndërtues dhe projektues kuksianë të mrekullueshëm si Kamber Zela, Mujo Noka, Feti Gjici, Muhamet Dalaçi, Esat Kastrati, Rasim Jata, Sali Shehu, Agim dhe Vera Elezi, Shaban Hasani, Rusland Kallabaku, Agim Shehu etj.

Statusi i Ihsan Prushi

Ne postimin tim te pak kohëve me pare shpreha entuziazmin për ekzistencën e maketit te qytetit te ri te Kukesit. Përqendrova kujtesën mbi urbanistet, konceptuesit dhe projektuesit e hershem te qytetit.

U përqendrova edhe ne inxhinieret dhe projektuesi vendas, ne kontributin e tyre dhe ndjese qe nuk kam arritur ti kujtoj te gjithë. Nuk janë vetëm inxhinieret kontributore, janë edhe drejtuesit, tekniket e ndërtimit, specialistet dhe punëtoret etj…..

Arkitektet Skënder Duka, Qamil Ademi, Shkëlzen Gjakova, ing. Lumturi Bileri Baja, topografi i mrekullueshëm Emri Nerguti, tekniket Flutra Sokoli, Shani Muja, Hazhi Laci, Vjosa Shllaku etj janë kontribuues ne projektimin e objekteve ne Kukesin e Ri.

I kujtoj me respekt dhe dashuri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *