‘Njerëzit ushqehen me borxhe’/ Flamur Hoxha: Me PD ekonomia dhe Shqipëria do të fitojë

Drejtuesi politik i qarkut të Kukësit Flamur Hoxha teksa u takua me tregtarë të vegjël, dëgjoi shqetësimet e Adelajdës, e cila së bashku me të motrën vazhdojnë studimet e larta.

Ato rrëfyen se shpenzimet nga dyqani i tyre familjar nuk janë të mjaftueshme, ndaj ndihmë kanë të ardhurat të cilat sigurohen nga babai në emigracion.

‘Nëna është e papunë pasi prej 6 muajsh PS e largoi nga puna si edukatore’, tha Adelajda.

Flamur Hoxha e siguroi se programi i Partisë Demokratike i kushton vëmendje të veçantë studentëve në familje me të ardhura nën 650 mijë lek në muaj.

Ai u takua edhe me banorë të cilët prej vitesh ushqehen me borxhe dhe lista në dyqane.

Një tregtare e vogël në Kukës, tregon se biznesi i saj ndodhet në vështirësi dhe nën presionin e taksave, teksa e kundërta ndodh me biznese të cilat kanë mbështetjen e pushtetit dhe sipas saj punojnë pa liçensë.

Flamur Hoxha i siguroi ata se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike klima e biznesit në Kukës dhe mbarë vendin do të ndryshojë, falë taksës së sheshtë.

‘Shqipëria do të fitojë dhe ekonomia do të fitojë’, tha Flamur Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *