• April 20, 2024 4:54 am

Nuk ka më punonjës, shpopullimi po jep efektet negative për biznesin

Emigrimi masiv që ka sjellë për pasojë një shpopullim me ritme të shpejta jo vetëm të zonave rurale por edhe të qyteteve, duket se nga një problem social, po jep efektet e tij negative edhe ne ekonominë e vendit dhe mbarëvajtjen e punës së biznesit.

Petrit Lleshi i cili së bashku me familjen administron një hotel në qytetin e Kukësit tregon vështirësitë deri në pamundësi për të gjetur persona të shërbejnë në biznesin e tij.

Edhe Florin Pepa nga Hasi, është detyruar të punësojë familjarë të tij, pasi nuk ka mundësitë gjejë punonjës.

Për shoqatën “biznesi për biznesin” në Kukës, emigrimi dhe mungesa e fuqisë punëtorë jo vetëm në Kukës dhe Has por në të gjithë vendin, janë pasoja të politikave të gabuara të qeverisjes.

Tanimë që pasojat e shpopullimit po ndihen kudo, frika është që këtë problem biznesi do ta vuajë gjatë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *