
Ndonëse dy vendet po vazhdojnë luftën me koronavirusin, qytetarët e Kosovës nuk i kanë lënë qejfet as këtë verë.
Pothuajse çdo ditë, e sidomos gjatë fundjavave shihet një numër i madh i mjetesh dhe qytetarëve që nisen drejt bregdetit shqiptarë.
Të paktën 10 mijë shqiptarë nga Kosova e kalojnë çdo ditë kufirin
Qytetarët nga Kosova nuk ia kanë bërë dysh gjatë ditës së djeshme, pasi në masë të madhe kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të qëndruar pranë bregdetit.
Një fluks i madh mjetesh është shënuar në kufirin Kosovë-Shqipëri duke shkaktuar kolona në mëngjesin e së martës.
Policia Kufitare e Morinës si zakonisht ka punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me të gjitha kapacitetet e sporteleve për kalimin e shpejtë të automjeteve.
15 ditëshi i dytë i gushtit ka nisur me një fluks të lartë në pikën kufitare të Morinit me një mesatarja ditore të kalimeve në kufi drejt Shqipërisë me mbi 10 mijë qytetarë.
Edhe gjysma e dytë e gushtit pritet të sjellë një mesatare ditore më të madhe për shkak se lëvizjet e shqiptarëve të Kosovës do të jenë më të mëdha.