OFL u kërkon pasurinë 3 kuksianëve/ Ja emrat

1 min read

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xhevahir Potja, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’, e kryer në bashkëpunim;

Ilir Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale ‘Vjedhja me armë’, e kryer në bashkëpunim;

Lulzim Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale ‘Vjedhja me armë’, e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *