Operacioni ‘Morina’ një i ndaluar në doganë

Po transportonte disa refugjate drejt Kosoves, ndalohet ne doganen e Morinit nje 47 vjecar nga Tirana.

Njoftim i Policise Kukes:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e “dhënies ndihmë shtetasve për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe DVKM Kukes.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës dhe DVKM Kukes, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, kanë zhvilluar me sukses operacionin policor “Morina”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi në aksin rrugor Kukës-Morinë, është kapur me automjetin taksi tip “Benz”, duke transportuar shtetas të huaj.

Shtetasi A. H., do ti transportonte shtetasit e huaj që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, të drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” , 200 euro si dhe një telefon.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *