
Policia e Kukësit ka ndaluar një 28-vjeçar për shkak se u kap pa patentë duke drejtuar mjetin e tij luksoz tip ‘Jaguar’.
Burime zyrtare bëjnë me dije se të riut i ishte pezulluar patenta më parë, por ai nuk e ka marrë këtë fakt në konsideratë duke vijuar të drejtojë makinën pa leje drejtimi.
Madje, gjatë kontrollit të dokumentacionit të makinës, ai ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.
‘Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Kukësit, duke drejtuar automjetin tip ‘Jaguar’, është ndaluar nga Policia Rrugore dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se shtetasit I.L. i ishte pezulluar leja e drejtimit deri në janar 2021 dhe ai vazhdonte ta drejtonte mjetin pa leje drejtimi’, bën me dije policia.