• Thu. Apr 25th, 2024

Pak pasi nisi votimi, tërhiqet kandidati për kryetar i PD së Kukësit

Kandidati për degën e PD-së në Kukës, Irel Elezi është tërhequr nga gara vetëm pak çaste pas nisjes së votimit.

Elezi pretendon se lista e anëtarësisë e vënë në dispozicion nga Komisioni i Rithemelimit ka mangësi të anëtarëve të hershëm të kësaj force politike dhe emra të rinj duke e cilësuar manipulim të procesit.

Faktin e tërheqjes nga gara e bën të ditur edhe kryetari i komisionit të votimit Halit Muçmata ndërsa thekson se ecuria e procesit të votimit është normale dhe me interes nga anëtarët.

Në këtë proces janë thirrur 2,000 anëtarë të PD-së në Kukës për të zgjedhur kryetarin e Degës, proces në të clin garonin Admir Sinamati e Irel Elezi, ky i fundit i tërhequr tashmë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *