
Statusi titullohet “Çudira shqiptare”, por asht fshi prej autorit pas reagimit të nji mase t’madhe komentuesish për marrinat që ka shkrue.
Autori asht me origjinë prej Prizreni, lind e rrit në Tiranë.
Funksioni ma i naltë që ka pas, asht ai i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Gjithashtu mbas shkarkimit prej nënkryetari të KLD-së ka pas themelue Aleancën Kuq e Zi, aleancë e cila prej drejtimit të tij e pati jetën fort të shkurtë.
Tash përgjigje me radhë “çudinave” të ktij spahisë Prizrenit:
- N’Kuksin e mbytun padrejtësisht prej shtetit asht lujt futboll qysh me themelimin e qytetit dhe Sportklub Kuksit, prej patriotit Tahir Zajmi në vitin 1930.
Po ku e di ti se kush ka qenë patrioti Tahir Zajmi…!
- Pa i justifikue, tifozat kuksianë (që ti nuk i njeh dhe se ke idenë se kush janë), prej dashnisë madhe për ekipin dhe kthimin e tij në shtëpi kan zbarkue n’fushë me festue për stadiumin dhe ngjarjen e madhe.
- Kanë hy pa biletë i madh e i vogël, e njato gjana t’vogla që kanë ndodh janë krye prej adoleshentash e cullhane nër moshë.
- Bari asht aty ma i fortë se asnjiherë.
- Tifozat e Kuksit (ku përfshihet edhe grupi “Tigrat e Zhurit) veç mosmirnjohsa nuk janë (pyeti tifozat kryeqytetas ose prizrenas).
- Padyshim kuksianët janë unik, i ke provu me Aleancën Kuq e Zi kur deshte me shkallmu doganën e Morinit (mosmirnjohsi n’kët rast je ti).
- Padyshim që kemi lujt edhe n’fushë kompiresh…
Ishte koha kur n’fundin e ‘80 kur ekipi i “Përparimit” kryente stërvitjen në Shishtavecin e bukur dhe malor dhe jemi ndje fort t’lumtun!
- Ka ik koha kur kuksianët ishin të penalizum me lujt n’kategori t’parë.
Tash qe nji dekadë jemi përfaqsu denjësisht në rang nacional e ma fort në atë internacional (rezultate që ekipet e Tiranës e Prizrenit as n’andërr nuk i kanë pa).
- Nji kshillë falas: Merru me qebapa!
Se helbete si turqeli Prizreni mundesh me ju dhanë drejtim…
E fundit, kur kuksianët kanë ndal shkavin, ty t’kan qebap me kompire!