• Thu. Apr 25th, 2024

Pak testime/ Ja sa raste me koronavirus janë sot në Kukës

Numri i testimeve ka rënë ditët e fundit, për shkak të festave dhe ditëve të gjata të pushimit të administratës.

Ministria e Shëndetësisë tha sot se në të gjithë vendin janë kryer 1281 testime.

Në Kukës në 24 orët e fundit janë shënuar 4 raste të reja. Një ditë më parë ishin 5 raste të reja në qytetin tonë.

Sot është shënuar dhe 1 rast në Has, ndersa Tropoja nuk eshte ne liste.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1281 testime, 348 të shëruar, 185 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontakte, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet e vetme që kemi në dorë për të luftuar virusin e rrezikshëm në pritje të vaksinës.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 1,281 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 185 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,996 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021)

Raste të reja ditore 185

Të shëruar në 24 orë 348

Të shtruar në spitale 274

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 1,281

Testime totale 269,383

Raste pozitive 59,623

Raste të shëruara 34,996

Raste Aktive 23,428

Humbje jete 1199

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13577

Fier       1668

Shkodër 1315

Durrës             1187

Vlorë   942

Korçë   946

Lezhë   901

Elbasan 874

Berat   770

Gjirokastër 490

Kukës   396

Dibër   362

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *