• Thu. Apr 25th, 2024

Paniku i luftës apo çmimet? Në Kukës po blejnë rezerva ushqimore, kryesisht në miell

Feb 28, 2022

Në mënyrë të pazakontë shumë banorë të fshatrave në bashkinë e Kukësit, kanë nisur të blejnë sasira të konsiderueshme mielli që ta kenë në gjendje për të paktën tre muaj.

Kjo tendencë ka nisur që pas fillimit të konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës. Një panik i pajustifikuar, por që janë vetë njerëzit që po blejnë rezerva ushqimore që e pohojnë këtë fakt.

Disa përmendin luftën, ndërsa të tjerë blejnë nga frika se çmimet do të rriten më shumë.

Fluksin e pazakontë të blerjes së miellit, e pohojnë edhe transportuesit, të cilët shprehen se njerëzit po blejnë me sasira të mëdha.

Nga ana tjetër, tregtarët e miellit shprehen se ka sasira të konsiderueshme gjendje të miellit dhe se nuk ka asnjë vend për panik, edhe pse Shqipëria është ndër vendet që një pjesë të konsiderueshme të grurit për miell, e siguron nga Ukraina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *